Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Igor Soltes ka dalë me një deklaratë të fortë për Kosovën, duke artikuluar hapur se nuk duhet lejuar një “aparteid me vizat”, siç e cilësoi ai. Raportuesi shpreson megjithatë në vazhdimësi se pas pak javësh kjo çështje do të jetë në agjendën e Këshillit të Ministrave dhe se deri atëherë ka ende kohë për të bindur të lëkundurit.