Në qytetin e Bilishtit kumari duket se “kultivohet” në moshë të hershme. Një pikë bastesh ndodhet krah shkollës publike “Fuat Babani”, ndërsa pak më tej ndodhet një pikë lojërash fati. Nxënësit e kësaj shkolle jashtë kamerës pohojnë se disa herë i kanë frekuentuar këto pika duke luajtur me vlera të vogla monetare, ndërsa si të mos mjaftonte kjo edhe pika të tjera janë të shpërndara në qytet.