Top Channel – Fshati pa rrugë!

Banorët e fshatit Mustafe në qarkun e Dibrës duan rrugë të shtruar. Ata tregojne rrugen e rrezikshme që duhet të përshkojnë për të dalë dhe hyrë në fshatin e tyre. Në raste urgjence të sëmurët e fshatit Mustafë e kanë të vështirë të mbërrijnë në spital. Banorët thonë se kanë trokitur në shumë dyer, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Ajo çfarë kërkojnë është asfalt për rrugën dhe mbushjen e gropave që u shkatërrojnë makinat dhe u vënë jetën në rrezik çdo ditë. Gjatë dimrit rruga ngrin, ndërsa në verë shndërrohet në kanal vaditës për tokat rrotull saj.

http://top-channel.tv/video/pa-koment-fshati-pa-rruge/