Frika nga prekja e fruthit, duket se i ka ndërgjegjësuar prindërit të shkojnë të bëjnë vaksinën për fëmijët e tyre edhe pse janë ende të shumtë ata që refuzojnë vaksinën duke e lidhur atë me autizmin. Sipas ISHP numri i të prekurve me fruth qe nga 1 Janari deri të martën në darkë ka shkuar në 30 raste kryesisht të grupmoshës nën 2 vjeç. ISHP i bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët pasi rritja e infeksioneve respiratore dhe gripit gjatë kësaj kohe shton rrezikun e rënies në kontakt me virusin e fruthit.