Top Channel – Fruthi, 9 raste në javë. ISHP kërkon vaksinimin e foshnjave

Në Shqipëri ka raste me fruth. Shtyrja në kohë e vaksinës “MMR” që bëhet te bebet një vjeç, apo refuzimi i saj, kanë bërë që në vendin tonë të ketë raste me fruth, ndonëse jo në përmasat e një epidemie. Shqipëria renditet në vendin e 6 në Europë për nga numri i të prekurve nga fruthi. Viti që u mbyll shënoi 1.376 raste, ndërkohë që vetëm javën e parë të janarit ka pasur raste të reja, kryesisht te fëmijët e vegjël nën 2 vjeç.

http://top-channel.tv/2019/01/10/fruthi-9-raste-ne-jave-ishp-kerkon-vaksinimin-e-foshnjeve/