Top Channel – Fiks Fare/ Nusja zhduket me tre fëmijët, babai në burg mëson se djali 14 vjeçar punon në Greqi

fiks fare

Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme historinë e dhimbshme të një babai, i cili ka tre vjet e gjysmë që nuk sheh fëmijët e tij. Aleks Ceka, i cili vuan dënimin në burgun e Peqinit, nuk di se ku i ka fëmijët. Ai merr leje herë pas here nga drejtuesit e burgut ku vuan dënimin për të shkuar në shtëpinë e tij në Peshtan për të takuar fëmijët, por fëmijët nuk i gjen në shtëpi. Bashkëshortja e Aleksit jeton në Dropull të Gjirokastrës, në shtëpinë e gjyshërve, me djalin 5 vjeçar dhe vajzën e mitur, ndërsa djali më i madh 14 vjeç, ka kaluar kufirin për në Greqi.

http://top-channel.tv/2018/11/26/fiks-fare-nusja-zhduket-me-tre-femijet-babai-ne-burg-meson-se-djali-14-vjecar-punon-ne-greqi/