Me 6 urdhra mbrojtje nga gjykate, gruaja e dhunuar vazhdimisht nga ish-bashkëshorti. tashme kërkon të shpëtojë nga dhuna djalin e saj 5-vjeçar. Ajo akuzon ish-bashkëshortin se dhunon fëmijën e tyre, te cilin e rreh me thupër. Ajo ka kërkuar ndihmën e policisë, prokurorisë, por askush nuk mori masa për të shpëtuar nga dhuna djalin e mitur. Prokuroria nisi hetimet 40 ditë pas denoncimit dhe nuk mori asnjë masë për shpëtimin e fëmijës nga dhuna e babait.