Top Channel – Fiks Fare/ Fëmijët e Bulqizës, të dënuar pa fëmijëri

Emisioni Fiks Fare solli dje një reportazh nga qyteti i Bulqizës, ku fëmijët 8 -10 vjeç punojnë në rrënojat e pirgjeve të braktisura pranë galerive për të mbledhur krom. Varfëria e tejskajshme ka detyruar shumë fëmijë të këtij qyteti të mbledhin dhe shesin krom. Filmimet e kryera nga gazetarët tregojnë gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet qyteti i Bulqizës, sakrificën e përditshme të fëmijëve dhe familjarëve të tyre, të cilët detyrohen të bëjnë këtë punë të rëndë për një pagesë minimale.

http://top-channel.tv/2018/10/22/fiks-fare-femijet-e-bulqizes-te-denuar-pa-femijeri/