Festivali i Filmit Ballkanik në këtë edicion të tetë ka krijuar hapësirën për të rinjtë të cilët duan të mësojnë se si mund të realizojnë një film. Festivali i Filmit Ballkanik organizohet për të tetin vit radhazi dhe do të sjellë 70 filma nga gjithë Ballkani. Risi e këtij viti është edhe shkolla verore në bashkëpunim me World Vision, ku gjimnazistet mësojnë hapat e para të filmit: si të shkruajnë një tekst, si bëhet një montazh i thjeshtë dhe sesi një rrëfenjë kthehet në film.