Ashtu si gjatë javëve të fundit, dhjetëra të mitur u përballën me një surprizë të pakëndshme teksa kryenin procedurat për të hipur në avion. Ndonëse me prokurë të nënshkruar tek noteri, me pëlqimin e prindërve dhe me biletë vajtje-ardhje, siç e parashikon ligji, atyre u është refuzuar udhëtimi. Ky urdhër i drejtorisë së përgjithshme të kufirit ka sjellë probleme duke shkaktuar edhe dëm ekonomik për familjet që kishin parashikuar udhëtime jashtë vendit për fëmijët e tyre. Sipas burimeve ky urdhër lidhet me masat kundër azilkërkimit pasi ka patur raste kur të mitur shqiptarë, të braktisur në vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar azil.
http://top-channel.tv/2018/07/26/femijet-ndalohen-ne-rinas-policia-slejon-udhetimet-pa-prinderit/