Top Channel – Fëmijët azilantë, procedohen penalisht 11 prindër

Fenomeni i lënies së të miturve në vendet e Bashkimit Evropian tashmë po reflekohet edhe me statistika zyrtare në organet ligj-zbatuese shqiptare. Përveç forcimit të kontrolleve në pikat kufitare, këtë fakt e vërtetojnë edhe statistikat e Gjykatës së Tiranës, e cila tashmë ka në gjykim 11 çështje për braktisje të fëmijëve. Prindërit që janë kthyer nga vendet e BE, pa fëmijën e mitur, janë ndaluar menjëherë nga policia kufitare, sapo kanë hyrë në territorin shqiptar dhe ndaj tyre kanë nisur procedimet penale.

http://top-channel.tv/2018/07/30/femijet-azilante-procedohen-penalisht-11-prinder/