Dhjetëra fëmijë sigurojnë jetesën së bashku me familjet e tyre nga mbledhja e mbetjeve të diferencuara në Durrës. Çdo ditë ata rendin pas makinave që transportojnë mbetjet e zonave përreth. Klevisi dhe tre anëtarë të tjerë të familjes së tij e sigurojnë jetesën përmes punës në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të zonës së Sukthit. Prindërit e tij nuk punojnë. Familja nuk përfiton as nga skema e ndihmës sociale. E ka braktisur herët shkollën, ndërsa e motra është analfabete.