Top Channel – Fatura e shkollimit, fëmijët nuk paguajnë dot biletat e transportit

Shkolla e Eneas është 5 kilometra larg shtëpisë. Për këtë arsye, ai merr furgonin e fshatit. Të enjten ai nuk ishte në shkollë, sepse prindërit nuk arritën të siguronin lekët e rrugës. Rruga nga fshati Priskë e Vogël deri në Zallherr kushton 120 lekë. Për të siguruar të ardhurat, babai i Eneas bën punë krahu. Ai ka 3 fëmijë, dy prej të cilëve i dërgon në shkollë. Për të çuar fëmijët në shkollë, vetëm për rrugën atij i duhen 240 lekë, ndërkohë që shteti jep vetëm 80 lekë për fëmijë. Në fshatin Priskë e Vogël janë afërsisht 20 fëmijë që shkojnë çdo ditë në Zallherr për të ndjekur shkollën. Banorët thonë se jetojnë më ndihmë ekonomike.

http://top-channel.tv/2018/10/20/fatura-e-shkollimit-femijet-nuk-paguajne-dot-biletat-e-transportit/