Top Channel – Familja me sëmundjen e rrallë, dy prindërit e varfër: Na shpëtoni fëmijët

Familja Hoxha përbëhet nga 6 anëtarë. Në mars të vitit të shkuar, vajza e tyre 19-vjeçare ndërroi jetë pasi ishte e sëmurë nga zemra. Bashkimi, kryefamiljari kërkoi ndihmë që vajzën ta dërgonte jashtë vendit për ta kuruar, por thirrja e tij ngeli pa përgjigje. Fatkeqësisht zemra e vajzës pushoi në pranverën e 2018-ës, por historia nuk përfundon këtu, pasi nga e njëta sëmundje është prekur dhe djali i vetëm i familjes.

http://top-channel.tv/2019/01/05/familja-me-semundjen-e-rralle-dy-prinderit-e-varfer-na-shpetoni-femijet/