Top Channel – Durrës, Këshilli Bashkiak shpall gjendjen e emergjencës mjedisore

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar unanimisht shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane. Anëtarët e Këshillit Bashkiak pranuan gjendjen e degraduar nga ana mjedisore në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Pas miratimit në mbledhjen e këshillit, Bashkia do t’i drejtohet “Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve”, një organ ndërministror i ngritur nga qeveria që në vitin 2013, për shpalljen e emergjencës mjedisore në Durrës, gjetjen e një alternative për depozitimin e mbetjeve dhe zgjidhjen e situatës për shkak të mostrajtimit të mbetjeve urbane.

http://top-channel.tv/2018/07/10/durres-keshilli-bashkiak-shpall-gjendjen-e-emergjences-mjedisore/