Edhe pse Shqipëria ka ratifikuar Konventën ndërkombëtare të të Drejtave të Personave me aftësi të kufizuara, edhe sot në vitin 2018 kësaj kategorie i shkelen të drejtat. Agustini rendit të drejtat që u shkelen bashkëmoshatarëve të tij, duke filluar që nga qasja për të marrë shërbime në institucione të ndryshme, e po ashtu punësimi, i cili është i përcaktuar në ligj për kompanitë dhe institucionet publike ose jo. Ekspertë ndërkombëtarë kanë diskutuar me përfaqësues të shoqërisë civile në lidhje me zbatimin e Konventës së të Drejtave të Personave me aftësi të kufizuara.
http://top-channel.tv/2018/11/23/diskriminimi-i-femijeve-me-aftesi-te-kufizuara/