Dhuna në familjet shqiptare është një fenomen që po njeh shifra të frikshme kohët e fundit. Rasti më i rëndë ishte ai i së mërkurës në qytetin e Durrësit, ku një i ri plagosi me thikë nënën dhe babain. Por vetëm gjatë së mërkurës, policia e shtetit raportoi 23 raste të dhunës në familje në të gjithë vendin. Shumica e denoncimeve janë të grave që denoncojnë bashkëshortët, ish-bashkëshortët ose bashkëjetuesit për dhunë fizike dhe psikologjike. Trend në rritje vihet re edhe tek prindërit që denoncojnë fëmijët apo anasjelltas.
http://top-channel.tv/2018/06/21/dhuna-25-denoncime-ne-dite-ne-4-dite-57-raste-te-dhunes-ne-familje/