Top Channel – Buxheti i arsimit dhe shëndetësisë; Ekspertët: Kjo mbështetje është e pamjaftueshme

Buxheti i qeverisë për vitin e ardhshëm në arsim rritet me 0.1% krahasuar me 2018-ën, ndërsa për shëndetësinë mbetet i njëjtë. Për ekspertët e ekonomisë kjo mbështetje është e pamjaftueshme. Selami Xhepa thotë se vendet e varfra kanë rënë dakord që brenda 2020-ës të shpenzojnë 5% të prodhimit kombëtar, ndërsa Shqipëria e ka 3.3%. Në vitin 2019, qeveria do të shpenzojë 465 milionë euro ose 3.3% të prodhimit kombëtar për arsimin. Ndërsa për shëndetësinë buxheti publik mbetet i njëjtë me këtë vit, saktësisht 2.9% e prodhimit kombëtar.

http://top-channel.tv/2018/10/31/buxheti-i-arsimit-dhe-shendetesise-ekspertet-kjo-mbeshtetje-eshte-e-pamjaftueshme/