Jetimët e qytetit të Shkodrës, të cilët kanë kaluar moshën 18 vjeç, jetojnë në kushte skandaloze.Të rrethuar mes lagështisë e mungesës totale të higjienës, sidomos në tualete ku mungojnë lavamanët, dushi, dyer e dritare, ata kërkojnë ndihmë. Por, ajo që është absurde është fakti se, edhe pse shteti ka investuar për ta, duke bërë një godinë qe ka kushtuar rreth 24 milione lekë, ata sërish vazhdojnë të vuajnë për shkak të burokracive që nuk e bëjnë godinën e re funksionale.