Në Bulqizë, dimri është i ashpër dhe banorët ngrohen më së shumti me dru. Por, në disa shkolla dhe kopshte të Fushë Bulqizës, sobat janë aq të vjetra, saqë i kanë nxjerrë jashtë përdorimi. Në këto kushte, e vetmja zgjidhje për nxënësit e mësuesit janë rrobat e trasha.