Njerëzit që nuk dëgjojnë në Shqipëri nuk janë të privuar vetëm nga dëgjimi, por edhe nga e drejta për të vazhduar shkollën e mesme. Në Institutin Kombëtar te Nxënësve që nuk Dëgjojnë mësojnë gjithsej 85 persona, nga 6 deri në 19 vjeç, nga gjithë vendi. Drejtoresha e këtij instituti ka një thirrje: “Kërkojmë ngritjen e shkollës së mesme profesionale në këtë institut për të nxjerrë njerëz me një profesion të certifikuar. Sipas Instat-it, në të gjithë vendin janë 39 000 persona që nuk dëgjojnë.