Top Channel – Arrihet marrëveshja për emigrantët, BE: Kampet do të ngrihen “vullnetarisht”

grantt

Pas 12 orë bisedimesh maratonë në Bruksel, liderët e BE-së e arritën më në fund marrëveshjen e emigracionit që i jep një frymëmarrje lehtësimi Angela Merkelit. Shtetet e BE, që do të kenë dëshirë të ngrenë kampe të tilla do t’i verfiikojnë azilkërkuesit në territorin e tyre. Ndërkohë, propozohet që kontrolli i emigrantëve, përsa i takon të drejtave për të kërkuar azil, të bëhet përpara se të arrijnë bllokun. Shteteve në veriun e Afrikes dhe në Lindjen e Mesme, Bashkimi Europian do t’iu ofrojë ndihmë financiare në këmbim të dritës jeshile për ngritjen e qendrave të verifikimit në platformat rajonale ku grumbullohen emigrantët.

http://top-channel.tv/2018/06/29/arrihet-marreveshja-per-emigrantet-be-kampet-do-te-ngrihen-vullnetarisht/