Top Channel – Alarmi në Patos-Marinzë, raporti i ISHP: Jeta e banorëve dhe punëtorëve në rrezik

Banorët e Patoz-Marinzës në Fier janë në rrezik të vazhdueshëm për jetën. Në këtë zonë naftëmbajtëse prej 160 km katror, ku ka vetëm 417 familje, është hapur pothuajse një pus për çdo banorë. Pasi u bënë analizat laboratorike në gjak dhe urinë, tek banorët rezultoi se ata kanë nivele të larta fenoli në gjak, kur sipas normës europiane, një person që punon në këtë industri duhet t’i ketë 80 miligram për gram, ndërsa të tjerët që nuk punojnë duhet ta kenë 0. Në 301 foshnje të lindura gjatë atij viti, 8 prej tyre kanë lindur me keqformime, probleme në zhvillimin psikomotor. Ndërkohë që janë konstatuar sëmundje të shtuara tek banorët deri tek ato kancerogjene.

http://top-channel.tv/2018/07/15/alarmi-ne-patos-marinze-raporti-i-ishp-jeta-e-banoreve-dhe-punetoreve-ne-rrezik/