Konsumi i drogës dhe alkoolit sidomos nga gjimnazistët, po rritet çdo vit e më shumë. Kjo konfirmohet edhe ne raportin zyrtar më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Rritja e konsumit të alkoolit dhe drogës nga nxënës të shkollave kërkon të bëhen bashkë prindër mësues dhe polici. Në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë Shkodër ka nisur të ngrihen koalicione për të luftuar konsumin e drogës dhe alkoolit nga nxënësit e shkollave. Këto koalicione pritet të ngrihen në të gjithë vendin.