Top Channel – Abuzimet, historitë fshihen. Psikologët: Gjykata e Korçës dha mesazh negativ

Dënimi me 4 vite e 8 muaj burg për pedofilin nga Pogradeci, që përdhunoi të miturën 15 vjeçare duke e lënë edhe shtatzënë ka nxitur reagime të ndryshme. Pas prindërve dhe shoqërisë civile të shqetësuar janë edhe psikologet. Sipas tyre ky është një mesazh negativ për viktimat që bien pre e abuzimeve. Shërbimi social duhet të asistojë rastet të cilat duhet të merren me viktimat e dhunës seksuale. Ekspertët thonë se ajo që nuk funksionon në vendin tonë është sistemi në tërësi dhe strukturat në vecanti ku vetë shteti shkel ligjin duke cënuar të drejtat e të miturve edhe në zyrat e tij.

http://top-channel.tv/video/abuzimet-historite-fshihen-psikologet-gjykata-e-korces-dha-mesazh-negativ/