Top Channel – 16 vjeçarja me aftësi të kufizuara autodidakte ekselence Iva Nikolli, përvetëson 3 gjuhë të huaja dhe sapo ka botuar librin e parë

Iva

Iva Nikolli është një autore e re. Ajo ka lindur në Durrës dhe është 16 vjeç. Iva ka një histori të veçantë. Pavarësisht se është e kushtëzuar që të jetë në një karrocë me rrota që prej lindjes së saj, ajo nuk u step kurrë për të shkruar, vazhdoi me shumë përkushtim rrugën e saj drejt letërsisë. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj ka ndjekur vetëm katër klasë të shkollës fillore, por arsimin e saj nuk e vazhdoi në një institucion arsimor jo se nuk donte por askush nga instancat shtetërore nuk e ndihmoi që t’i vinin në dispozicion një mësues ndihmës. “Mua më mungon shumë shkolla, do të doja që të vazhdoja studimet dhe pse jo të bëhesha një gjykatëse”- u shpreh Iva.

https://sq-al.facebook.com/wakeuptch/videos/755521811459362/