Pak para festave të fundvitit, mbi 100 fëmijë në Shkodër kanë zgjedhur një formë unike, jo vetëm për të festuar, por edhe për të na kujtuar se ata përballen me dhunë në jetën e tyre.
Zëvendëskryeministrja znj. Senida Mesi dhe Drejtoresha e World Vision për Ballkanin Perëndimor znj. Eljona Boçe Elmazi u ftuan nga fëmijët në këtë aktivitet, i cili në themel kishte zbatimin e Konventës së Drejtave të tyre. Fëmijët i sollën të drejtat e tyre si zbukurime të pemës së Vitit të Ri.
Zonja Mesi jo vetëm përshëndeti fëmijët, por u dha edhe mesazhin “Të duan sa më shumë dhe të respektojnë prindërit dhe njëri-tjetrin dhe ta kalojnë gëzuar, jo vetëm një ditë në vit, jo vetëm 365 ditë të vitit, por çdo vit të jetës së tyre.”
World Vision beson se fëmijët janë përcjellësit më të fuqishëm të mesazhit kundër dhunës ndaj fëmijëve.
#ItTakesAWorld
#WorldVisionAlbaniaandKosovo
#Jetënëplotësipërçdofëmijë