Në kuadër të projektit “Ndërtimi i Përgjigjes nga Komuniteti për mbrojtjen e biodiversitetit në Parkun Korab-Koritnik dhe Parkun Kombëtar të Shebenikut”, financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust – PONT, World Vision Albania po mbështet bletarët në zonën e Parkut Kombëtar të Shebenikut për të fuqizuar ekonomitë e tyre familjare pa dëmtuar biodiversitetin.
Në këtë kuadër, World Vision Albania fton të gjithë bizneset që operojnë në fushën teknologjike, të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në tenderin për “16 Gardhe Elektrike me panel diellor”,
Me anë të kesaj shpallje, WVA synon të identifikoje biznese të kualifikuara që mund të ofrojnë “Gardh elektrik me panel diellor”, sipas specifikimeve teknike në dokumentin bashkangjitur.
Kjo pajisje do t’ju vijë në ndihmë fermerëve të zonës së Parkut Kombëtar Shebenik me qëllim mbrojtjen e koshereve të bletëve dhe nga ana tjetër ulet kërcënimi i vrasjes së ariut.
Të gjithë bizneset e interesuara duhet të dërgojnë email në adresën vangjel_kojku@wvi.org së bashku me:
- Shprehje interesi
- Nipti/ Certifikatë regjistrimi
Bizneset e interesuara, do të ftohen të japin ofertat e tyre nëpërmjet Platformës COUPA.
Afati për shprehjen e interesit është data 12 korrik 2024.
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.
Ju falënderojmë për vëmendjen dhe interesin tuaj!