Në kuadër të programit “BE për Kujdesin Social”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga Unicef Shqipëri dhe World Vision Albania, kërkohet një ekspert ose një ekip ekspertësh për të kryer një vlerësim të nevojave për zhvillimin e aftësive të profesionistëve të kujdesit social në 14 bashki të synuara: Gjirokastër, Vorë, Cërrik, Librazhd, Kavajë, Kurbin, Kukës, Krujë, Pogradec, Korçë, Kamëz, Vlorë, Elbasan dhe Durrës.
Vlerësimi synon të identifikojë nevojat për zhvillimin e njohurive dhe aftësive të profesionistëve të shërbimeve sociale në 14 bashkitë, duke u fokusuar në trajnimin në vendin e punës për profesionistet. Fushat kryesore të vlerësimit përfshijnë kuadrin ligjor të shërbimeve sociale, punën me fëmijë dhe familje në nevojë, diversitetin dhe barazinë gjinore, mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara, menaxhimin e rasteve, komunikimin dhe këshillimin, planifikimin e kujdesit të personalizuar, integrimin e shëndetit mendor në punën sociale, si dhe reziliencën dhe vetë-kujdesin e profesionistëve.
Për më shumë informacion, ju lutemi të lexoni me kujdes TOR bashkëlidhur.
Të gjithë te interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Email për shprehje interesi- Subject: Assessment for skills development of the workforce of social care services in 14 targeted municipalities
- Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT ( për ata që janë persona Fizik)
Kandidatët e interesuar më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre së bashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.
Aplikimet duhet të dorëzohen:
- Vetëm në adresën e emailit vangjel_kojku@wvi.org
- Afati i dorëzimit të shprehjeve të Interesit është data 23 Shtator 2024
Programi “BE për Kujdesin Social” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Unicef Shqipëri dhe World Vision Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.