Tender – Kërkohen ekspertë/subjekte me aktivitet në fushën e “Terapi/seanca psikologjie dhe logopedie”

Postuar: 26/01/2023

Organizata humanitare World Vision Albania, bazuar në aktivitetin e saj në ndihmë të komuniteteve e shkollave dhe më gjerë, shpall të hapur fazën: Tender #408135 Preselektim subjektesh të interesuar me aktivitet në fushën e “Terapi/seanca psikologjie dhe logopedie”  për zonën e Shkodrës.

World Vision Albania (WVA) në kuadër të një granti kërkon një grup ekspertësh/agjenci për të mbështetur 10 fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit në Shkodër në dy lloje shërbimesh: 

1. terapi psikologjike (psychological therapy) 

2. logopedi (speech therapy) 

Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të paraqesin:  

A-Dokumentat për preselektim:

1. Certifikatë Regjistrimi dhe Informata mbi Biznesin (QKB Historiku) 

2. Informacion mbi strukturën e biznesit (plotësoni doc.1 bashkangjitur “FORMULAR REGJISTRIM biznesi) 

3. Plotësoni Kodin e Sjelljes së Furnizuesit, politikat (doc.2 bashkangjitur “Alb_politikat_per_biznesin)

  • Afati për pranimin e dokumentave data 2 Shkurt 2023.  
  • Aplikimet pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.  

B-Mënyra e aplikimit:

• në adresën e emailit Procurement_Albania@wvi.org (Të gjithë aplikimet e dërguara në emaile të tjera nuk do të merren në konsideratë)

Shënime të rëndësishme:

1. Bizneset që plotësojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar për preselektim do të vlerësohen nga komiteti i prokurimit dhe nëse përmbushin kriteret do të konsiderohen pjesë e listës së bizneseve me të cilët organizata mund të punojë gjithmonë. 

2.Kapaciteti i emailit tonë është 32MB, nëse dokumentat e dërguara janë më shumë se ky kapacitet, ju lutem përdorni metoda si zip dokumentat, compress file, google link etj .

3. Çdo aplikim që nuk dorëzohet në adresën e emailit procurement_albania@wvi.org, nuk do të pranohet.

4. Çdo aplikim që vjen pas afatit nuk do të konsiderohet.

5. Vetëm për pyetje kontaktoni në adresën e emailit: argen_cani@wvi.org  ose numrin e telefonit: +355684047433.

8. Fillimi i publikimit për aplikim fillon 26 Janar 2023 përfundon 02 Shkurt 2023.

9. Pas kualifikimit në fazën e preselektimit, procedohet më tej me kërkesën për ofertë financiare vetëm me bizneset e kualifikuar. Ftesa “Kërkesë për ofertë financiare” do të dërgohet përmes sistemit të prokurimit “COUPA”. 

Për çdo pyetje në lidhje me këtë proces, ju lutem shkruani në: argen_cani@wvi.org deri në datën 30 Janar 2023.

Shënim: Kapaciteti i emailit tonë është 32MB, nëse dokumentat e dërguara janë më shumë se ky kapacitet, ju lutem përdorni metoda si zip dokumentat, compress file, google link etj . 

Suksese

Documents: 
Doc1_Formular_Regjistrimi_Biznesit.xlsx

ALB_politikat_per_biznesin_WV.docx