Teknologji, inovacion, dixhitalizim…ka disa lloje termash që përdorim në ditët e sotme për avancimin e teknologjisë dhe ndikimit që ajo tashmë prej vitesh ka në jetën e njeriut.
Këto zhvillime kanë nisur shumë e shumë kohë më parë me zbulimin e rrotës, makinave, zbulimi i radios, televizorit, internetit, mjetet teknologjike për përdorimin e përditshëm… kompjuteri, telefon, ipad, programe kompjuterike… paisjeve teknologjike për fabrikat që çdo ditë e më shumë vijojnë të perfeksionohen.
Në shkallë globale, teknologjia ka ndikuar zhvillimin ekonomik dhe ka sjellë ndikime pozitive në jetën e njeriut. Por ashtu sikurse ka sjellë të mira dhe përparime, ka sjellë me vete edhe disa kosto jo të vogla për ne, mjedisin dhe shoqërinë tonë.
Në ditët e sotme përdorimi i teknologjisë nuk është alternativë, ndaj është e rëndësishme që veçanërisht brezi i ri të mësojë ta përdorë teknologjinë për t’i shërbyer të ardhmes së tyre, përmirësimit të jetesës, por edhe mirëqenies së shoqërisë.