“Nga një person i varur nga lojërat e fatit, kam ndryshuar. Jam bërë një njeri më i mirë për familjen”- kjo është historia e Xhelalit, që jeton në Kënetë të Durrësit dhe që ka provuar në kurriz një problematikë nga më të forta sociale në Shqipëri, atë të varësisë ndaj bixhozit.
Me këmbëngulje e fëmijëve të tij, ai u bë pjesë e modelit “Festo Familjen” nga World Vision në Durrës dhe aty filloi t’i shikojë gjërat ndryshe… Gradualisht ai filloi të shkëputej nga ajo rrugë…