Të rinjtë në Shqipëri hapin OJF-në e tyre

DSC_2804_0

“Nisi si një ëndërr. Kishim kaq shumë kohë që e ëndërronim. Ndërsa tani është bërë diçka konkrete”, – tha e emocionuar Erjona,  23- vjeçare. Tre vjet pasi World Vision krijoi grupin “ Të Ndryshojmë të Ardhmen”,  si pjesë e punës së World Vision në Dibrër, ky grup ka më tepër se 300 pjesëmarrës dhe vazhdon të rritet për nga madhësia dhe frytet. Kohët e fundit, grupi festoi themelimin e organizatës së vet, e quajtur gjithashtu “ Të Ndryshojmë të Ardhmen”, e cila do të vazhdojë të punojë në ndihmë të komunitetit, punë,  të cilën ata e nisën bashkë me World Vision.

Zyrat e organizatës së re do të jetë në qytetin e Peshkopisë, në bashkinë e qytetit, ku, të rinjve,  u  është ofruar një ambient pa pagesë. Këtu do të punojnë një ose dy anëtarët e parë të stafit për identifikimin dhe aplikimin për fonde me qëllim që të jenë në gjendje të zbatojnë nismat që kanë planifikuar në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve në komunitetin e tyre.

Pasi dërguan kërkesën për miratim në gjykatën shqiptare, të rinjtë mbajtën një konferencë inauguruese për të ndarë aspiratat, planet dhe sukseset e tyre me të rinj të tjerë në mbarë Shqipërinë, të përfshirë në klube të ngjashme në komunitete të tjera ku po punon World Vision. Të rrethuar nga media, përfaqësues të qeverisë vendore, OJF, biznese, anëtarë  të komunitetit, nga kreu i komunës dhe mësues, grupi ndau vizionin dhe misionin e vet, i cili është: “Të rinjtë, transformues të komunitetit dhe drejtues të së ardhmes” dhe: “të nxisim të rinjtë për një shoqëri civile aktive drejt zhvillimit të rajonit dhe roli i tyre si faktorë ndryshimi në komunitet.

Ditën e dytë, të rinjtë festuan të gjithë bashke, luajtën komedi të shkurtra, dhe, aty për aty,  ndanë  ide dhe nisma të tjera.

Të rinjtë i inkurajuan pjesëmarrësit duke ndarë dëshmi personale.

 “Ky grup më ndryshuan jetën”,-  tha Olta, 20 vjeçe. “Unë isha njeri me vlerësim të ulët. Duke pasur parasysh brishtësinë time, mendoja se kurrë s’do të mund të bëjë diçka. Këtu, falë fjalëve të mira të miqve të mi të rinj dhe gjërave të bukura që kemi bërë së bashku, për të ndihmuar njerëzit në nevojë, ndihem e fortë dhe në paqe.”

 “Arrita të gjeja vetveten”,-  tha Sameti, 22 vjeç, duke shpjeguar përpara qindra pjesëmarrësve sesi ndodhi ky ndryshim. “Filloi kur po ndihmoja fëmijët në kampet verore të World Vision. Teksa po përpiqesha t’u kuptoja problemet dhe vuajtjet, sidomos të atyre me aftësi ndryshe, kuptova se gjëja më e mirë që mund të bëja ishte të vazhdoja për psikologji, me qëllim për t’u ofruar më të mirën time njerëzve në nevojë”.

Iliri, 25 vjeç, një nga drejtuesit e të rinjve në këto nisma shpjegon sesi do të funksionojë OJF-ja. “Ne kemi formuar një grup me 12 anëtar”, thotë ai, duke shpjeguar se objektivi do drejtohet te  fëmijët, turizmi, bujqësia dhe media. “Fëmijët janë fokusi ynë kryesor, por ne do të punojmë shumë fort për të zhvilluar talentet e reja në zonë dhe turizmin malor, me qëllim që të përdorim burimet natyrore dhe të ndihmojmë banorët për të patur një jetë më të mirë”.

 “Për të përmbushur synimet tona, ne do të aplikojmë për fonde sa herë që të jetë e mundur dhe do të punësojmë anëtarë të përgatitur nga grupi jonë”, shton Iliri.

“Ajo që po bëjnë këta të rinj është arritje e madhe për qytetin tonë”,-  shton Marko, 17 vjeç, një i ri nga Kurbini. “Ata po bëhen shembull që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë një ditë”.

“Çfarë kemi bërë dhe mësuar gjatë këtyre tri viteve do të na shërbejë si trampolinë për t’u hedhur më tej në marrjen e nismave më të mëdha për të ndihmuar njerëzit tanë”,-  thotë Ana, 23 vjeçe. “Jam e bindur se, nëse diçka mbillet me dashuri, do të rritet dhe do të lulëzojë.

 “Për mua, të shoh këta të rinj është shumë më tepër sesa arritje”, – thotë Anduela, menaxherja e World Vision për Dibrën. “Jemi jashtëzakonisht krenarë për ta! Dua që ta dinë se World Vision ka për të qenë gjithmonë me ta për t’i ndihmuar në çdo moment”.

 —

Gjatë kësaj periudhe, grupi “ Të Ndryshojmë të Ardhmen” është trajnuar dhe forcuar nga World Vision për mënyrën sesi të aplikojnë për fonde, janë trajnuar se si të mbrojnë fëmijët në internet, janë aftësuar për jetën, si të zgjidhin konflikte, janë informuar mbi ekuilibrin gjinor, aftësitë komunikuese, si të përkrahin kauza përmes fotove dhe medias së shkruar, trajnime për udhëheqjen e shëndetshme, si të jene animatorë etj.

Grupi i të rinjve filloi me 100 vetë. Tani ka më tepër se 300 anëtarë,  të cilët, gjatë tre viteve të fundit, janë përfshirë në nisma të shumta, si ngritja e fondeve në komunitet për riparimin e kopshteve dhe shkollave në zonat më të varfra, pikturimi i mureve të një klinike materniteti me lule dhe personazhe të filmave Disney,  kanë ndihmuar  fëmijët e vegjël që të shprehin dhe zhvillojnë talentet e tyre nëpërmjet fotografisë, me qëllimin për ndërgjegjësimin banorët për të drejtat e fëmijëve, dhunën dhe punën e tyre.

Kohët e fundit, të rinjtë ndihmuan në mbledhjen e një pjese të lekeve për të ndihmuar Andin,  i cili kishte nevoje urgjente për transplant të veshkës, gjë që s’ishte e mundur ta realizohej në Shqipëri. Përveç burimeve financiare, të rinjtë e çuan historinë e Andit edhe te Ministria e Shëndetësisë, duke i bindur që t’i siguronin mbështetjen e plotë.

Më në fund, Ministria mbuloi shumicën e shpenzimeve dhe Andi i vogël tashmë gëzon shëndet të mirë dhe jetë normale.

Katër nga të rinjtë e grupit janë fëmijë të regjistruar në programin e Sponsorizimit.