21 të rinj nga grupet IMPACT në Tiranë dhe Kamëz kanë zhvilluar një vizitë në zyrat e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, ku bashkëbiseduan me kreun e këtij institucioni, Z. Geron Ibrahimi.
Gjatë takimit, ku ishte e pranishme edhe drejtoresha ekzekutive e World Vision Albania, Eljona Elmazi, të rinjtë u njohën me funksionet dhe veprimtarinë e AKR-së, si dhe me programet që ofrohen për mbështetjen dhe nxitjen e veprimtarive rinore.
Gjithashtu, ata prezantuan edhe disa nga nismat e ndërmarra në komunitet me grupet IMPACT, me focus gjithëpërfshirjen, ndryshimet klimatike, luftën kundër bullizmit dhe barazinë gjinore, ndërsa theksuan gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre për çështje që prekin fëmijët dhe të rinjtë.
Që nga viti 2008, World Vision Albania zbaton një program të konsoliduar i cili fuqizon fëmijët dhe të rinjtë, si dhe i pajis ata me aftësitë e nevojshme për të tejkaluar sfidat e jetës. Përgjatë viteve, WVA ka qenë një nga organizatat lider në Shqipëri sa i përket shtrirjes gjeografike në punën me adoleshentët dhe të rinjtë duke arritur çdo vit të ndikojë në jetën e mijëra adoleshentëve.
Programi i Rinisë ka në themel të tij zbatimin e modelit IMPACT+, i cili fuqizon adoleshentët gjatë kalimit të tyre drejt moshës madhore. IMPACT+ është një qasje e integruar që nxit angazhimin e të rinjve duke rritur tek ata i fuqizuar ata me kompetenca, vlera pozitive dhe besim tek vetja e komuniteti. Nëpërmjet programit të Rinisë, WVA i përgatit të rinjtë të jenë aktivë n[jetën sociale dhe ekonomike të vendit. Programi përbëhet nga dy ndërhyrje të ndërlidhura: takimet javore të klubit dhe nismat komunitare.
Sipas të dhënave të Raportit Vjetor, 1128 të rinj nga e gjithë Shqipëria janë përfshirë në mënyrë aktive në grupet IMPACT të World Vision Albania gjatë vitit 2023.