“Nuk ka formula në edukim e fëmijëve. Unë të njëjtën edukatë i kam dhënë tre fëmijëve të mi, por jo të tre kanë ndjekur të njëjtën rrugë. Djali i madh ka qënë më problematik krahasuar me fëmijët më të vegjël. Por sot jam e lumtur që mora pjesë në trajnimin “Festojmë Familjen”. Kam patur mundësinë që të flas, të rrëfej për hallet dhe shqetësime e mia. Gjithashtu kam shkruar dhe një letër burrit, ku i kam kërkuar falur për disa gjëra. Për ”sekrete” të vogla që ka mbajtur dhe që nuk i kam shprehur dashurinë. Ka qenë një përvojë që më ka bërë mirë dhe që jam përpjekur ta reflektoj dhe në familje. Madje kam filluar që të flas për të dhe kur më vijnë njerëz në shtëpi, apo kur pimë kafe.”– tregon Xharija, një nënë rreth te 50-tave që jeton Bathore.
Historia e saj është një prej dëshmive që u shprehën në sallën e Pallatit të Kulturës së Kamëz, ku ishin mbledhur shumë prindër, mësues, përfaqësues të Bashkisë së Kamzës dhe përfaqësues të orgnizatave të shoqërisë civile, si pjesë e aktivitetit të “Festojmë Familjen”.
Por nëse nuk ka formula për fëmijët, ka mënyra dhe praktika pozitive dhe për të shkuar në thelb të asaj që është më e rëndësishme, FAMILJA.
Gjatë muajit Mars dhe Prill, World Vision realizoi një trajnim 4 ditor me përfaqesues të Shërbimit Social të Njësisë Administrative Kamëz, Prrenjas, Bashkia Librazhd, me prindër, mësues, nxënës, staf i WV, përfaqësues të Kishës Katolike Bathore, të “Alo Mik”, “Shkej” dhe përfaqësues të “Caritas”.
Pjesëmarrësit u trajnuan dhe u certifikuan për të qënë lehtësues të këtij moduli dhe ndarë njohurinë me grupe të tjerë prindërish.
Gjatë aktivitetit për të gjithë prindërit u prezantua dhe Punonjësi për Mbrojtjen e Fëmijëve për informimin e prindërve mbi rrugën që duhet ndjekur për të raportuar një rast që cënon të drejtat e fëmijëve.
#WorldVisonpërçdofëmijë
#Jetënëplotësi
#ItTakesAWorld
#celebratingfamily