Presidentit i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, nisi sot një vizitë pune në Maltë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta u prit në një takim nga Presidentja e Maltës. Në takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht ato të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.