Si themeluese dhe udhëheqëse e Programit të suksesshëm të Komunikimit Fit For Future, një program komunikimi, zhvillimi personal, motivimi dhe bashkëveprimi qytetar, Arlinda përcjell rrymën e pozitivitetit tek moshat reja e më gjerë. Për Arlinda Caushollin nuk ka punë që s’bëhet, sepse çdo gjë sipas saj nis nga mendja, nga zemra dhe nga besimi se gjërat mund të ndryshojnë. Gjatë intervistës ambasadorja e “World Vision” për fëmijët në nevojë që gjenden në zonën e Librazhdit dhe jo vetëm, thotë se është e rëndësishme që kushdo që e ka mundësinë, qoftë të vogël qoftë të madhe, në shoqërinë tonë, të përkrahë pjesën e shoqërisë e cila është e paprivilegjuar. Sipas saj zhvillimi dhe e gjithë mirëqenia jonë do të vijë vetëm në qoftë se ne ndihmojmë njëri-tjetrin.