Shqiptarja.com – Vrasja e 22-vjeçarit për një karikues, lirohen tre të pandehurit

Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit të çështjes ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë për tre të rinjtë, që kanë qënë të pranishëm në vrasjen e 22-vjeçarit Marvin Mihali. Vendimi për lirimin nga qelia e Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, është marrë pak ditë më parë, pasi tre të rinjtë akuzoheshin për “Moskallëzim krimi”. I vetmi që po qëndron në qeli është Eugen Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër te riun.

http://shqiptarja.com/lajm/vrasja-e-22vjecarit-per-nje-karikues-lirohen-tre-te-pandehurit