Temperaturat e ulëta kanë sjellë bojkotimin e mësimit nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare Martin Trushi në Stajkë në Vaun e Dejës në Shkodër. Shkak për bojkotin është bërë mosvënia në punë e kaldajës në këtë shkollë. Prindërit i kanë dërguar një shkresë bashkisë ku kërkojnë që të ndizen kaldajat dhe ngrohja të mos bëhet me gaz sic ndodh aktualisht, pasi këto bombola jashtë jashtë cdo kriteri sigurie dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve.