Media zbuloi para pak kohësh se Shqipëria është ofruar të ndërtoj në territorin e saj kampe pritjeje dhe strehimi për refugjatët që vijojnë të largohen nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vende të tjera të atij rajoni. Ky lajm ishte befasues dhe i pabesueshëm për çdo njeri normal në Shqipëri dhe Evropë. Kjo vjen per shkak se Shqipëria eshte një vend që prej pesë vitesh ka humbur mbi 400 mijë qytetarë të saj, të larguar në emigracion nga varfëria dhe mungesa e shpresës, në një valë të paparë që prej atij të fillim viteve ‘90 kur shqiptarët dolën nga diktatura gjysëm shekullore.
http://shqiptarja.com/lajm/perse-nuk-duhet-te-kete-kampe-refugjatesh-nga-siria-dhe-iraku-ne-shqiperi