Mungesa e mjekëve është kthyer në shqetësim edhe në qytetin e Lezhës. Vështirësitë në këtë spital rajonal, po has më shumë materniteti dhe shërbimi parësor. Kjo ka bërë që mjekët aktualë të kenë mbingarkesë në punë. Urgjencat mbulohen me mjekë part time që kanë dalë në pension ose ka shtim oraresh për mjekët që janë aktualisht.