16 fëmijë të fshatit Ngraçije që prej fillimit të vitit të ri shkollor kanë pasur probleme me transportin për në shkollë. Prindërit e tyre kanë protestuar për zgjidhjen e këtij problemi, pasi fëmijët deri tani janë marrë nga mësuesit në mënyrë vullnetare, pasi bashkia dhe Drejtoria arsimore nuk i kanë siguruar një gjë të tillë. Ata thonë se dërgimi i fëmijëve në fshatin Visokë është bërë problem pasi transporti duhet paguar nga vetë ata, sepse nuk po u sigurohet nga ana e institucioneve shtetërore ashtu siç ishte premtuar.