Shqiptarja.com – Lezhë/ Zjarr në mensën e kopshtit ‘Besëlidhja’, nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale

Mensa e kopshtit “Besëlidhja” është përfshirë këtë të hënë nga flakët. Raportohet se zjarri është shkaktuar nga mbingarkesa e rrjetit elektrik që ka sjellë për pasojë djegien e transformatorit. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale. Por pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik tek edukatoret pasi në ambientet e saj gjendeshin fëmijë. Ata janë evakuuar menjëherë, ndërkohë që forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje.

http://shqiptarja.com/lajm/lezhe-zjarr-ne-ambientet-e-kopshtit-beselidhja-nuk-ka-tw-lwnduar