Shqiptarja.com – Ktheu shkollën në lokal për dasmat dhe ceremonitë mortore, nis hetimi për drejtoreshën në Gramsh

shkolla1

Drejtoresha e shkollës së mesme të përgjithshme në Gjergjovinë është vendosur në hetim pasi akuzohet për shpërdorim detyre. 51-vjeçarja me inicialet I.B. u procedua në gjendje të lirë pas publikimit të disa pamjeve filmike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku ajo në kundërshtim me rregullat ka lejuar që në ambientet e brendshme të kësaj shkolle, banorë të këtij fshati të organizojnë ceremonitë e dasmave dhe ato mortore. Ndërkohë që zyra Arsimore e Gramshit ngriti një komision për të marrë masa ndaj drejtoreshës.

https://shqiptarja.com/lajm/ktheu-shkollen-ne-lokal-per-dasmat-dhe-ceremonite-mortore-nis-hetimi-per-drejtoreshen-ne-gramsh