Banorët e fshatit Mujalli kanë protestuar mëngjesin e sotëm për fëmijët e tyre të cilët shkojnë në shkollë me autobusin linjës së udhëtarëve. Ata shprehen se për 22 fëmijët e shkollës fillore të fshatit nuk u është caktuar një mjet në dispozicion për t’i çuar në shkollë dhe për t’i marrë. Sipas tyre, drejtoria e arsimit ka vendosur që fëmijët të shkojnë me autobusin e linjës së udhëtarëve.