Shqiptarja.com – Emocionuese! Bamirësia për fëmijët e sëmurë mbledh 20 mijë babagjyshë para spitalit

Sigurisht që aty ku ka nevojë për shumë ndihmë, duhet vërtet prania e Babagjyshit! Por këtë radhë nuk ka ardhur një, por plot 20 mijë mjekra të bardha me kapuçë dhe kostume të kuqe janë mbledhur para spitalit për eventin e përvitshëm të Babagjyshërve të Vitit të Ri. Ata duan t’u rikthejnë buzëqeshjen fëmijëve të sëmurë të cilën ndodhen të shtruar në spitalin “Regina Margherita” në Torino. Qëllimi i këtij grumbullimi është mbledhja e 500 mijë eurove për financimin e përmirësimit të procedurës së rezonancës magnetike të spitalit.

http://shqiptarja.com/lajm/emocionuese-bamiresia-per-femijet-e-semure-mbledh-20-mije-babagjyshe-para-spitalit-video