Lugina e Preshevës po vazhdon të përballet me ndalesën e librit shqip për nxënësit shqiptar. Libri shqip në Luginën e Preshevës është bërë “mall” i ndaluar, thekson Fatmir Arifi, veprimtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sipas tij, kjo gjendje duhet të jetë kambanë zgjimi për shtetet dhe institucionet shqiptare si dhe ato ndërkombëtare.