Prej dy ditësh vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore të vendit, por jo vetëm, pasi sot është zbardhur edhe Saranda. Situata në zona të caktuara të vendit paraqitet problematike nga reshjet e dëborës që kanë rënë. Disa zona rurale të thella në Kukës, Bulqizë dhe në Dibër janë të izoluara nga dëbora. Trashësia e dëborës në këto zona e ka bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.