Shkrim nga Debora, Tiranë: “Pa dhunë”

Sair-Sozinha

Një grua rreth të tridhjetave, ndan me ne kujtimet e saj të fëmijërisë. Sot, nënë e një vajze të vogël, ndan shqetësimet prindërore duke reflektuar rreth mënyrës së edukimit të së saj në vegjëli. Nga përjetimet e vështira e të trishta në vegjëli, ajo do të bëhet një shembull i denjë për vajzën e saj duke i dhuruar asaj një fëmijëri të lumtur pa dhunë, që të mos i përjetojë eksperiencat e hidhura të së ëmës. Ajo dëshiron ta ndajë historinë e saj me ne, për t’iu dhënë një mesazh të rëndësishëm atyre që do të bëhen prindër, duke thënë se dhuna asnjëherë nuk është mënyra më e mirë e edukimit.

Edhe pse qysh prej përjetimeve të saj ka kaluar një kohë e gjatë, ajo e shikon akoma të pranishme situatën. Fëmijëria e saj ka qenë e vëshirë, e mundinshme dhe e dhimbshme. “Pas vdekjes së sime mëje, unë ndihesha e trysnuar dhe e dhunuar nga babai im. Ai ushtronte dhunë fizike ndaj meje, e përpos kësaj më duhej të kujdesesha dhe për motrat e mia” – rrëfen ajo. Për të fëmijëria ka qenë një fazë e dhimbshme dhe e vështirë e jetës së saj, të cilën e kaloi falë vullnetit të fortë për të ecur përpara. Ato kohë i ka duruar e lënduar në heshtje, por sot, kërkon të gjejë një zgjidhje për të ardhmen e vajzës së saj.

“E shkuara për mua mbetet e tillë, por ajo që sot më shqetëson më tepër është edukimi i vajzës, edukimi cilësor i brezave që do të vijnë. Dua t’i siguroj sot një fëmijëri të lumtur, që nesër të ketë forcë të krijojë një të ardhme të ndritur”

Në fund të bisedës me të, ajo ndan me ne edhe një mesazh të rëndësishëm.

-Do të doja që në të ardhmen të isha një prind i denjë për femijën tim, ndryshe nga im atë. Unë e kam gjetur forcën për të ecur përpara dhe sot kam vendosmërië e duhur për tu bërë model i prindit të fort të dëshiruar që ka qenë gjithmone brenda meje.Pas kaq vitesh ka një fëmijë të vetin, të cilin dëshiron t’i krijojë kushtet e nevojshme dhe mbi te gjitha, t’i dhurojë një fëmijëri të lumtur, premtuese në të ardhmen. Edhe pse ka kaluar një numër i madh vitesh e ndiej koherente këtë situatë – shprehet gruaja.

Prindërit e shohin dhunën si një formë të pashmangshme edukimi. Prandaj vendosa të tregoj këtë histori. Për mua sot fëmijëria ngelet një njollë e errët në kujtesë. Në qoftë se nuk doni t’i presë i njëjti fat fëmijët tuaj, faluni atyre një fëmijëri të lumtur që në të ardhmen të bëhen njerëz më të mirë”.