Shkodër – Panairi i të rinjve për mundësi punësimi

Të rinj dhe të reja nga shkollat profesionale, “Hamdi Bushati” në Shkodër dhe “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin, u bënë bashkë në aktivitetin “Panairi i të rinjve: Rrugët e zhvillimit të karrierës në sektorin e turizmit”, që u zhvillua në ambientin para bashkisë Shkodër. Gjatë eventit të rinjtë patën mundësinë të ndajnë një pjesë të aftësive që kanë marrë në shkollat profesionale, dhe në 8 stendat e panairit u ekspozohen produkte të ndryshme dhe broshura të përgatitura nga të rinjtë. Për më shumë ndiqni videon: Projekti “Rrugët e Zhvillimit të Karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e Turizmit”, financohet nga Evropska unija u Crnoj Gori nëpërmjet programit IPA Cross-border Cooperation Programme Montenegro – Albania, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale (CFCU ) e Malit të Zi dhe zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me organizatën New Horizon NGO , Institucioni Publik Shkolla e Mesme e kombinuar “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin dhe Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër